Rreth nesh

Disa fjalë për ne…

BIO 100%

Boronica e Sharrit

Është biznes individual i cili zhvillon veprimtarinë në fshatin Bresanë të Komunës së Sharrit dhe i cili tashmë disa vite funksionon përmes një grupi të grave të vetëpunësuara, të cilat kanë punuar në mënyrë konvencionale duke i pastruar boronicat dhe duke i shitur të freskëta ose edhe duke i përgatitur si lëng me recetë shtëpiake.
Tashmë, fal përkrahjes së madhe nga Caritasi Zviceran, ky rrjet i grave do të bashkojë dhe do të zgjerojë kapacitete të reja njerëzore dhe infrastrukturore jo vetëm për grumbullimin e boronicave të egra me ndihmën e familjarëve të tyre, por edhe për rritjen e vlerës së cilësisë së përpunimit të boronicës së egër si lëng bio i certifikuar, si reçel dhe çaj boronice si dhe për shitjen e këtyre produkteve.
Një kontribut të madh për zhvillimin e veprimtarisë së biznesit Boronica e Sharrit po e jep edhe Shoqata për mbrojtjen e interesave të kultivuesve dhe përpunuesve PEPEKO, me këshillat dhe udhëzimet e tyre të vazhdueshme.

Vizioni i kompanisë

Zhvillon kapacitetet e mundshme njerëzore dhe infrastrukturore si dhe shfrytëzon pozitën e përshtatshme gjeografike të Maleve të Sharrit për kultivimin dhe përpunimin e frutave manore me theks të veçantë boronicës së egër, frutave drunore dhe bimëve mjekuese

Misioni i kompanisë

Kultivimi, grumbullimi dhe përpunimi i frutave manore me theks të veçantë boronicës së egër, frutave drunore dhe bimëve mjekuese duke shfrytëzuar pozitën e përshtatshme gjeografike të Maleve të Sharrit, në përputhje me standardet e parapara.

Qëllimet e kompanisë

  • Punësimi dhe angazhimi i grave të papuna dhe familjarëve të tyre për të rritur mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik në trevën e Opojës dhe Sharrit në përgjithësi.
  • Punësimi dhe angazhimi i grave të papuna të komunitetit goran dhe familjarëve të tyre.
  • Shërbimi dhe furnizimi i klientëve me produktet dhe nënproduktet bio nga frutat manore, drunore dhe bimët mjekuese brenda dhe jashtë vendit me cilësi të larta dhe në përputhje me kërkesat e kohës e standardet e parapara.
  • Vetëdijesimi i klientëve për rëndësinë, përdorimin dhe konsumimin e produkteve bio dhe vlerave të tyre ushqyese e shëndetësore.

E certifikuar

E shijshme

E shëndetshme

Bio 100%

E certifikuar
E shijshme
E shëndetshme

Boronica e egër si pjesë e grupit të bimëve malore ka veti shumë të larta ushqyese dhe oksiduese me efekte shëruese për shumë sëmundje.